Situata në Ballkan është një nga temat kryesore të takimit të ministrave të jashtëm dhe të mbrojtjes të Bashkimit Europian që mbahet në Bruksel. Përfaqësuesja e lartë e politikës së jashtme dhe të sigurisë, Federica Mogherini e sapokthyer nga një tur vizitash në rajon, tha se tensionet në Ballkan mund të evitohen nëse besueshmëria e procesit të integrimit europian për këto vende mbetet e fortë.

?Situata në Ballkan është e tensionuar dhe plot sfida në nivelin rajonal dhe global. Rajoni i Ballkanit ka kapacitet të reagojë ndaj këtyre sfidave nëse besueshmëria e procesit të integrimit europian vazhdon të jetë e fortë?

Para takimit edhe ministri i jashtëm holandez është shprehur se Bashkimi Europian është shumë i shqetësuar për situatën në Maqedoni.

"Zgjidhja i takon Maqedonisë, por duhet të respektohet shumica parlamentare në vend. Presim një zgjidhje për vendin, por është e rëndësishme të theksohet, se kjo duhet bërë pa dhunë verbale, por në mënyrë paqësore ."

Shefja e politikës së Jashtme të BE-së i kërkoi presidentit Ivanon që brenda të hënës të mandatojë liderin e opozitës Zaev për të krijuar qeverinë, por kreu i shtetit maqedonas nuk e ka marrë parasysh këtë kërkesë.

Tv Klan