Kreu i opozitës, Lulzim Basha nga protesta e opozitës në çadrën para kryeministrisë, ka deklaruar se Prokuroria duhet të nisë hetimin për mbetjet e rrezikshme që sipas tij mund të jenë futur në Shqipëri në mënyrë të fshehtë.

Basha në natën e 17-të protestës tha se, 1300 kontenierë me dhjetëra mijëra tonë mbetje të rrezikshme mund të kenë hyre në Shqipëri, kundra ligjit dhe që rrezikojnë shëndetin e qytetarëve.

?Rama duhet të përgjigjet një orë e më parë nëse ka futur këto konteniere në vendin tonë. I kërkojmë prokurorisë, të nise hetimin për këtë skandal që ka të bëjë me shëndetin e qytetarëve?, theksoi Basha.

Ai shtoi se mafia e plehrave dhe mafia e drogës diktojnë axhendën e kryeministrit Edi Rama.

Basha duke foluar për Vettingun u shpreh se menjëherë sa të marrim detyrën do të bëjmë vetingun e vertetë.

?Ne nuk do të pranojmë shartimin e drejtësisë me krimin. Prandaj është ekzistenciale dhe jetike mbajtja e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme?, tha ai.