Gjykata ka lënë në burg 30-vjeçarin Alban Voda, ish-komando i preu kokën fqinjit të moshuar Nesim Hoxha me datë 5 mars në fshatin ?Uji i Mirë?, Këlcyrë.

Voda ka pranuar krimin para gjykatës ndërsa është shprehur:? E kam vrarë pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me hallën time. Ai më tha se do kryejë marrëdhënie me të gjitha gratë e fshatit ashtu siç kam bërë me hallën tënde?.

Avokati i Vodës ka kërkuar gjykim të shkurtuar dhe ngritjen e një komisioni për vlerësimin mendor të klientit të tij.

Rezarta Saliu ka drejtuar gjyqin ndërsa akuza përfaqësohej nga prokurori Asllan Bajrami.

Voda ka pranuar në gjyq vrasjen e 66-vjeçarit ndonëse gjyqtarja nuk ja ka dhënë fjalën ai ka përsëritur disa herë arsyet e vrasjes makabre.

30-vjeçari ka qenë komando në Afganistan dhe prej tre vitesh ishte kthyer në Shqipëri.

Që nga kthimi nga Afganistani, Voda kurohej prej dy vitesh për probleme të shëndetit mendor. Ai ka qenë në Afganistan 2 herë për misione paqeruajtëse.

Ndërkaq në fshat, banesa e Alban Vodës, duket se është braktisur nga familjarët e tij.