Një hotel 5-katësh së bashku me truallin ku është ndërtuar, në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, është sekuestruar nga shteti. Hoteli është në pronësi të Shpëtim Brahimaj, i cili dyshohet se ka krijuar pasurinë me të ardhurat e aktivitetit kriminal të djemve të tij, Ermal Brahimaj dhe Isuf Koka (Brahimaj), ky i fundit i vrarë në një atentat me tritol në Gusht 2014.
Në bazë të hetimeve të Prokurorisë për Krime të Rënda, rezultoi se familjarët Brahimaj nuk justifikon me burime të ligjshme financiare blerjen e truallit me sip. 2500 m2, në vlerën 150 mijë euro, si edhe investimin për hotelin, me sip.totale ndërtimi 3090 m2, në vlerë rreth 100 milionë lekë të reja.

Të dy djemtë e Shpëtim Brahimaj kanë precedentë penalë në Itali dhe në Hollandë, ku ata shfaqen me emra të ndryshëm.

Gjatë procesit gjyqësor për konfiskimin e pasurisë, Prokuroria për Krime të Rënda vendosi në dispozicion të gjykatës materiale, ku evidentohen të dhëna me interes për hetimin në drejtim të ekzistencës së procedimeve penale dhe proceseve gjyqësore ndaj shtetasit Ermal (Brahimaj) Bajrami (i njohur edhe me gjeneralitetet Bashkim Brahimaj dhe Ermal Memo), i biri Shpëtim, i datëlindjes 08.01.1982, lindur në Vlorë dhe vëllai i tij Isuf Koka (Isuf Brahimaj), i biri i Shpëtim, i datëlindjes 12.08.1972, lindur në Qishbardhe Vlorë./ TV KLAN