Mesa duket, 40 vite punë dhe dedikim nuk kanë mjaftuar për të shprehur gjithë dashurinë e tyre ndaj profesionit, nuk kanë mjaftuar për të shprehur gjithçka tek nxënësit e tyre.

Sot edhe pse në pension, mësueset Muhazez Qilimi Kanushi, Ilmjana Bujari vazhdojnë të kenë të njëjtin entuziazëm si ditën e tyre të parë të punës.

Në bilancin e tyre të punës, mësuese Muhazez Qilimi Kanushi më 42 vite punë mbi shpatulla dhe Ilmjana Bujari me 39 vite, janë sërish të emocionuara.

??Mua më duket sikur ato vite ikën aq shpejt sa u çudita edhe vetë si ikën 42 vite. Unë nga natyra jam njeri aktiv edhe punën e kam parë me shumë pasion. Nëse puna nuk bëhet monotone, ikën edhe vitet dhe ja që u bënë 42 vite sa edhe mua më duket shumë, edhe një lloj çudie??,u shpreh Kanushi.

?Unë mendoj që në një jetë kaq të gjatë të mësimdhënies ka shumë moment kyçe që më kanë bërë mua të jem një mësues i vërtetë. Që vajzë e re kam vajtur rreth 21 vjeç mësuese në Mirditë dhe kam vajtur në një zonë shumë të thellë ku kam parë vuajtjet e njerëzve, kam mësuar nga ata, kam mësuar dhimbja e tyre, nga punët e rënda që bënin, dhe nga pamundësia për të bërë jetën që duhet të bënin dhe prandaj ne si mësues ishim të detyruar të ndihmonin. Kështu që e parë në këtë aspekt kam menduar në rradhë të parë që të formohem vetë personalisht të formojë qënien e të qenurit mësues?, u shpreh Bujari.