Ura që lidh 10 fshatra të Marinzës me Fierin rrezikon të shembet. E ndërtuar provizorisht në vitin 2005 ura është e gjatë 12 metër dhe mbanë një ngarkesë deri në 5 ton.

Ndërsa që nga koha e ndërtimit ura vetëm sa është salduar në disa raste, por për zëvëndësimin e saj nuk është kujtuar njeri.

Edhe pse rruga është e asfaltuar dhe banorët e dhjet fshatrave arrijnë për një kohë të shkurtër në Fier, atyre u rrezikohet jeta, pasi ura e mund të shembet nga momenti në moment.

Gjendja e urës metalike është tërësisht e amortizuar, pasi një pjesë e hekurave që sherbenin për të mbajtur urën janë vjedhur për t?u shitur.

Banorët shprehen të shqetësuar në lidhje me rrezikshmërinë që u kanoset.

Edhe pse kanë kaluar 12 vjet nga ndërtimi i saj deri tani askush nuk ka marrë masa për rregullimin e saj.

Dy bashkitë që e kanë në kufij këtë ajo e Fierit dhe e Patosit shprehen se ura është përgjegjësi e drejtorisë së rrugëve.