TIRANË-Në ditën e 19 të protestës së opozitës përballë kryeministrisë, ka ardhur lëvizja e radhës diplomatike.<br /> <br />Ambasadori amerikan Donald Lu ka drekuar për më shumë se 90 minuta me kreun e PD Lulzim Basha në një nga lokalet e zonës së ish-Bllokut në Tiranë.<br /> <br />Pasi ka përcjellë mesazhet në ditën ndërkombëtare të gruas, kreu i PD i është drejtuar zonës së ish-Bllokut në një drekë të planifikuar me kryediplomatin amerikan, ku mësohet se në fokus të diskutimit ishte situata politike në vend e veçanërisht kërkesa e panegociueshme e opozitës për qeveri teknike si e vetmja garanci për zgjedhje të lira e të ndershme.