Kryebashkiaku Veliaj e ka nisur ditën duke dhuruar trëndafila për zonjat në ditën e 8 marsit, ndërsa e ka plotësuar duke firmosur kartën europianë për barazi të grave dhe burrave ne jetën vendore. <br /> ?Për disa është ditë feste, për disa proteste, unë besoj që për të dyja kemi mjaftueshëm për të festuar sot dhe për të qenë krenarë për arritjet. ..Beteja e vërtetë nuk është në 8 Mars, beteja e vërtetë fillon nesër, .. Megjithatë dua ta pranoj që ndihem shumë mirë sot që për Bashkinë e Tiranës kjo nuk është vetëm një qokë ndërkombëtare .. Unë besoj që në shumë prej angazhimeve të kartës, Bashkia e Tiranës është avangarde sot, ndoshta edhe më shumë prej bashkive?, <br />Ai evidentoi se 65% e stafit të bashkisë e zënë vajzat dhe gratë , po ashtu edhe shumicën e këshillit bashkiak. Nenet e Kartës Europiane për Barazi, paraqesin masa se si bashkitë dhe qarqet mund të punojnë për përmirësimin e barazisë gjinore. Deri më sot ky dokument është nënshkruar nga 1500 autoritete vendore dhe rajonale në 33 vende të Europës.
