Edi Rama ishte i ftuari i vetëm i gjinisë mashkullore në pritjen që bashkëshortja e tij Linda kishte organizuar në Pallatin e Brigadave me gra intelektuale me rastin e 8 marsit, por kjo siç pranoi nuk e bëri të ndihej inferior.<br /><br />Përkundrazi kryeministri tha se ndihej shumë mirë rolin e përfaqësuesit të minoritet të burrave në atë sallë edhe pse mes kaq shume grave. Në këto pozita ai i kërkoi të gjithë të ngjashmëve të gjinisë se tij, të pranojnë rolin e pazëvendësueshëm që kanë gratë dhe jo vetëm brenda mureve të shtëpisë.<br /><br />Në rolin e mikpritëses, zonja Rama foli me shqetësim për dhunën ndaj gruas dhe jo vetëm dhunës fizike por dhe asaj verbale./ TV KLAN