Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri në këtë ?8 Mars?, teksa ka uruar të gjitha gratë ka zgjedhur që të paktën për sot ?të shkarkojë nga detyra?, Drejtorin e Policisë së Shtetit, Haki Çako dhe në krye të këtij institucioni të vendosë një grua, Liljanën.<br /><br />Sipas tij, Çako është zëvendësuar nga një grua. Shkarkimet janë bërë edhe në Drejtoritë Vendore të Policisë në të gjitha qarqet dhe për 24 orë Policia e Shtetit do të drejtohet nga gratë dhe vajzat<br /><br />?Për sot shkarkuam Haki Çakon. Emëruam Liljanën ? Policinë në këto 24 orë do e drejtojnë Gratë dhe Vajzat! Nqs urimet e sotme do bëhen me shumë vëmendje për dhunën ndaj grave nesër e tutje, Shqipëria do bëhet më e mirë. #Gëzuar8Marsin?, ? shkruan Tahiri në profilin e tij në ?Facebook?./tvklan.al