TIRANË-Emiljano Shullazi i akuzuar për kanosje e gjobvënie dërgohet me urgjencë në spital për operacion.

Nën masa të rrepta sigurie, Emiljano Shullazi me pranga në duar është shtruar në një spital privat për ndërhyrje kirurgjikale.

Shqiptarja.com siguron pamjet e shoqërimit të Emiljano Shullazit drejt spitalit privat.

Policia ka vendosur forca të shumta rreth spitalit dhe gjithashtu dhe në brendësi të ambienteve ku Shullazi do të kryejë një operacion krirugjikal.

Pak ditë më parë ai kreu një ndërhyrje kirurgjikale në spital ndërsa kanë dështuar disa herë seancat gjyqësore ndaj tij mbi gjobvënien ndaj një biznesmeni.