Një trup i dekompozuar i seksit mashkull është gjetur mëngjesin e kësaj të enjteje në afërsi të Zvërnecit. Sipas policisë në Portonovë në breg të detit është gjetur e mbuluar me rërë një kufomë e seksit mashkull në gjendje të dekompozuar.

Trupi dyshohet se ka mbi tre muaj që ndodhet në këtë gjendje. Policia po punon për të zbardhur identitetit e viktimës dhe po kalohet në sitë të gjithë personat që janë shpallur të humbur kryesisht në Vlorë.

Ne xhepat e rrobave që mbante veshur viktima nuk është gjetur asnjë dokument identifikimi.

Sipas hetuesve ka dyshimi që personi i gjetur të jetë një peshkatar i zonës. Gjithashtu nuk përjashtohet mundësia që të jetë edhe trafikant drogë. Zona e Portonovës për shkak të largësisë së saj dhe një vend thuajse i izoluar disa herë është përdorur nga trafikante për transport lënde narkotike drejt Italisë. / TV KLAN