Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në një vëzhgim të bërë nga Ora News, rezulton se në disa kryqëzime të qytetit, semaforët janë të pakordinuar duke u shndërruar në burim aksidenti. Në këto raste, e drejta e kalimit është edhe për drejtuesit e automjeteve, por edhe për këmbësorët.
Rreziku nga aksidentet rrugore ekziston çdo ditë në Tiranë, edhe kur ke të drejtën e kalimit.
Në një vëzhgim të bërë nga Ora News, katër kryqëzime kryesore në kryeqytet, në të njëjtën kohë që semafori është jeshil për automjetet, është edhe për këmbësorët.
Ky është kryqëzimi përpara Gjykatës së Lartë.
E drejta e kalimit është për këmbësorët që kalojnë nga Kisha Ortodokse në drejtim të parkut ?Rinia?, po ashtu të drejtën e kalimit e kanë edhe automjetet që kthehen majtas në drejtim të bulevardit ?Dëshmorët e Kombit?.
Kryqëzimi i dytë me këtë problematikë është disa metra më lart. Në të njëtën kohë kanë të drejtën e kalimit automjetet që vijnë nga rruga ?Myslym Shyri?, që kthehen majtas në drejtim të qendrës, dhe këmbësorët që ecin drejt pedonales.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kembesoret-te-rrezikuar-nga-semaforet-e-pakordinuar/