Surprise Me!

“Blici Rrugor”, policia bën kërdinë me gjoba për 1 orë

2017-06-05 1 Dailymotion

Edhe gjatë ditës së sotme ka vijuar operacioni "Blici Rrugor", i shtrirë në 12 qarqet e vendit, në akset kryesore dhe zonat urbane.

Aksioni për vendosjen e rripit të sigurimit dhe mos përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit.

Operacioni nisi në orën 14:00 dhe zgjati deri në orën 15:00.

Sot u angazhuan rreth 680 punonjës Policie në total.

Si dhe u ngritën dhe funksionuan 154 pika kontrolli në të gjithë vendin.

Prej orës 14:00 deri në orën 15:00 në të gjithë vendin, Policia Rrugore e mbështetur dhe nga Patrullat e Përgjithshme dhe Shqiponjat vendosën:

189 masa administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit.

145 masa administrative për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit.

Si dhe 164 masa administrative për shkelje të tjera, si shpejtësi tej normave të lejuara, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse etj.

Operacioni ka për qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, ndërgjegjësimin e qytetarëve për rëndësinë e vendosjes së rripit të sigurimit, për mos përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit por edhe të respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor në tërësi./tvklan.al

Buy Now on CodeCanyon