TIRANË-Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nga çadra e protestës së opozitës, ka deklaruar këtë të premte se nuk do të ketë bojkot të zgjedhjeve nga ana e Partisë Demokratike.

Kryedemokrati, u shpreh se nuk do të ketë bojkot por zgjedhje të lira dhe të ndershme.

''Ti me kriminelë unë me pedagogë, ti me hajdutë unë me qytetarë, ti me vesin ne me virtytin, ti kundër zgjedhjeve ne për zgjedhjet, ti për drejtësinë e kapur ne për drejtësinë e vërtetë, të pakapur.Sot në KQZ partitë opozitare do të dorëzojnë ultimatumin me shkrim për zgjedhje të lira dhe të ndershme.Kush i fryn borisë që bojkotit gabohet rëndë. Nuk do të ketë bojkot, do ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme'',-u shpreh Basha.

Në ditën e 21-të opozitës, Basha shprehu dhe një herë kërkesën e tij për largimin e kryeministrit Rama, dhe krijimin e qeverisë teknike. Ai u shpreh se nuk do të ketë tërheqje pas. Kreu i opozitës, shtoi madje, duke u shprehur se çdo tërheqje pas është tradhëti.