Çerdhja numër 13 , renditet e 36 në listën e godinave që bashkia e Tiranës ka rikonstruktuar apo rindërtuar nga e para. 100 fëmijët e njësisë numër 8 tashmë qëndrojnë në ambiente bashkëkohore, dhe sipas kryebashkiakut Veliaj kjo do të ndihmojë që ata të bëhen njerëz me të mirë në të ardhmen<br />Krybashkiaku shfrytëzoi këtë moment për të njoftuar që për pak ditë do të hapet edhe Pazari i Ri.<br />Sipas materialit të dërguar nga zyra e shtypit në bashkinë e Tiranës, ritmi i punës në këtë njësi do të pasohet edhe në lagje të tjera të kryeqytetit.