TIRANË-Prokuroria e Tiranes merr të pandehur zyrtarisht ish-drejtorin e ÇEZ, Josef Hejsek dhe specialistin Jan Ivan për akuzën e mashtrimit me pasoja të rënda.

Akuzat u janë komunikuar dy cekeve për llogari të hetimeve që prokuroria e Tiranës me letër-porosi përmes ministrisë së Drejtësisë.

Prokuroria kërkon që dy ish-zyrtarët e ÇEZ të pyetën si të pandehur në procesin ndaj Kastriot Ismailajt.

Josef Hejsek, ka qenë kreu i bordit drejtues të CEZ-Shpërndarja në vitin 2012, kohë në të cilën Ismailaj në rolin e administratorit të DIA-s ka lidhur kontratën me CEZ për mbledhjen e borxheve.

Këtë fakt në lidhje me akuzën zyrtare ndaj Hejsek e Ivan e bëri publike prokurorja Antoneta Sevdari gjatë seancës ku gjykohet Ismailaj ku kërkoi që dy çekët të dëshmojnë si bashkë të pandehur me Ismailjan dhe jo si dëshmitar siç i kërkon ky i fundit.

Vetë Ismailaj i pranishëm në seancë ka reaguar pas këtij fakti të bërë publik nga prokuroria, duke sqaruar se Hajsek e Ivan dyhet të dëshmojnë si dëshmitarë me shumë persona të tjerë dhe jo si bashkë të pandehur me të.

Për herë të parë Ismailaj ka reaguar dhe për komisionin parlamentar hetimor në lidhje me dosjen Cez, duke u shprehur se ai është i gatshëm të dëshmojë cdo gjë di nëse i kërkohet.