Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një i moshuar ka gjetur vdekjen si pasojë e zjarrit të rëndë pasditen e sotme në një banesë në qytetin e Shkodrës. Viktima është 74 vjeçari me iniciale H.H.
?Shtetasi H.H sipas deklarimeve të bashkëshortes dyshohet se ka ngelur brenda në banesë, ndërsa bashkëshortja ka dalë pa pësuar lëndime?, sqaron policia lokale.
Zjarri shpërtheu në banesën e vjetër në lagjen ?Nazmi Kryeziu? të qytetit verior.
Pavarësisht ndërhyrjes së zjarrfikësve, flakët e zjarrit nuk janë shuar dot për shkakl të forcës së tyre, por edhe vështirësisë së mjeteve për të depërtuar në vendin ku ka shpërthyer zjarri.
Të ndihmuar nga era, flakët e zjarrit rrezikojnë edhe dy banesa të tjera aty pranë. Puna e zjarrfikësve është bërë e vështirë për shkak të mungesës së rrugës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shkoder-shperthimi-i-bomboles-shkrumbon-banesen-dykateshe/