Vazhdojnë replikat mes ministrit të Drejtësisë, Petrit Vasili dhe shefes së Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Genoveva Ruiz Calavera mbi rolin e ONM-së në procesin e Vetingut. Në një notë shpjeguese prej 4 faqesh, Calavera i shpjegon Vasilit përse në vlerësimin e saj nuk nevojitet një marrëveshje e re ndërkombëtare në në lidhje ngritjen e bordit të ONM-së.

Calavera vëren se versioni anglisht i Kushtetutës i referohet marrëveshjeve ndërkombëtare ?tashmë në fuqi?. Pavarësisht kësaj, Calavera thekson se Kushtetuta në shqip flet për marrëveshje ndërkombëtare, pra sipas saj legjislatori ka përdorur numrin shumës.

?Kjo duket se tregon që nuk nevojitet negocimi dhe arritja e një marrëveshje të re, ? shkruan Calavera duke shtuar se ?aq më tepër që ONM është një operacion monitorimi pa fuqi vendimmarrëse në procesin e vettingut. Sipas saj Kushtetuta e Shqipërisë qëllimisht synon të krijojë një operacion që është plotësisht i pavarur nga autoritetet shqiptare?.

Calavera thotë se negocimi i një marrëveshje të te me qeverinë shqiptare do të kërkonte disa vite kohë, ndërsa Aneksi i Kushtetutës dhe Ligji i Vettingut, përmbajnë detyrime të ngushta kohore për implementimin e procesit të Vettingut. ?Për sa kohë ONM është ekskluzivisht e varur nga partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë, organizimi i brendshëm dhe funksionimi i saj nuk mund të rregullohen nga ligji shqiptar? ? shkruan kryesuesja e bordit të ONM-së.

Për sa i përket shqetësimit të ministrit Vasili, mbi rolin e sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, Calavera thotë se ai ishte autoriteti që në emër të Tiranës zyrtare, i shkruaji Komisionit Europian duke kërkuar krijimin dhe nisjen e aktivitetit nga ana e ONM-së dhe se për këtë janë vënë në dijeni autoritetet e tjera shqiptare që kanë një rol specifik, formal apo diplomatik në këtë proces.

Tv Klan