Kur situata politike në vend nuk është në momentet e saj të arta, Ilir Meta me filozofinë e tij me qetësi dhe dashuri në një takim me strukturat e Novoseles në Vlore, iu kërkon politikanëve që vendimet të bazohen në përgjegjshmërinë që duhet të kenë për vendin.

?Është koha që ne politikanët shqiptarë të marrim vendime të rëndësishme sot bazuar në dashurinë për vendin e përgjegjshmërinë për të ardhmen e tij e jo bazuar në urrejtjen ndaj njëri-tjetrit dhe filozofinë e përjashtimit.?

Kjo nuk është thirrja e parë që partneri kryesor në qeverinë Rama bën për stabilitet politik. Meta deri tani nuk ka përkrahur kërkesën e Lulzim Bashës për të krijuar një qeveri teknike përpara zgjedhjeve, por po ashtu insiston të merren vendime të rëndësishme në të mirë të shqiptarëve.

Tv Klan