FIER-Kushte çnjerëzore ku jeton familja 7 anëtarëshe Kalaja në Fshatin Shën Pjetër në Fier.

Banesa në të cilën jeton kjo familje është e ndërtuar me baltë dhe është më shumë se 40-vjeçare, ajo tashmë thuajse është e rrënuar.

Kjo familje prej kohësh nuk ka as energji elektrike pasi OSHEE ia ka shkëputur prej kohësh.

I gjendur në këtë situatë kryefamiljari Harilla Karaja kërkon ndihmën e shtetit të paktën t?i mundësohet lidhja e energjisë elektrike, pasi fëmijët e tij 6, 9 dhe 12 vjeç nuk arrijnë të bëjnë edhe ato pak mësime që ata marrin nga shkolla.