Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

U fol për 8 Ministra bashkë me Tahirin që do të linin qeverinë në këtë fund mandati, por duket se do të jenë vetëm gjysma e tyre.
Burime për Ora News nga mbledhja që Rama zhvilloi me kordinatorët e PS në qarqe gjatë paradites së sotme në selinë rozë bëjnë me dije se është marrë vendimi për shkarkimin e katër Ministrave.
Emrat e Ministrave që do lenë postin por edhe të atyre që do i zëvendësojnë pritet të publikohen ditën e hënë, 13 mars 2017.
Në mbledhjen që zgjati më shumë se 40 minuta ishin të pranishëm Ministrat Çuçi, Beqaj, Nikolla, Klosi dhe Tahiri, që një ditë më parë u fol për dorëheqjen e tij.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/levizjet-qeveria-mbledhje-te-pazakonte-gjate-dites-se-sotme/