Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim për rreth 1 orë në selinë e PS-së, me koordinatorët të angazhuar në qarqe.

Burime brenda mbledhjes bënë të ditur për Shqiptarja.com se pritet të ketë ndryshime në katër ministri.

Krahas Saimir Tahirit, i larguar një ditë më parë, detyrën pritet ta lënë edhe Ilir Beqaj ministër i Shëndetësisë, Bledi Çuçi ministër i Pushtetit Vendor dhe Blendi Klosi ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.

Ish-ministrat do angazhohen me kohë të plotë në qarqet që drejtojnë politikisht, në kuadër të fushatës zgjedhore të Partisë Socialiste.

Pas mbledhjes me koordinatorët, kryeministri Edi Rama deklaroi se në "Komunikimin Javor" të kësaj pasditje do të sqarojë publikisht arsyet e shkarkimit të katër ministrave.

"Sot në orën 5, në "Komunikimin Javor"", ka qenë përgjigjja e shkurtër e Ramës për gazetarët.

Ndryshimet në kabinetin "Rama" pritet të zyrtarizohen gjatë ditës së hënë, ndërsa është njoftuar edhe një mbledhje kryesie e PS nesër në orën 18:00.

Dy ditët e fundit kabineti qeveritar është përfshirë nga mistere të shumta rreth fatit të disa prej ministrave.