Prokuroria e Përgjithshme kërkon ndërprerjen e mandatit për kryetarin e bashkisë së Tepelenës, Termet Peçi dhe atij të Poliçanit, Adriatik Zotkaj. Sipas vetë kreut të organit të akuzës ata preken nga ligji i dekriminalizimit.

Prokuroria sqaron se kreu i bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi e ka plotësuar dy herë formularin. Herën e parë pyetjen nëse ka qenë i dënuar nuk e ka plotësuar. Ndërsa herën e dyta ka pranuar se ka qenë i dënuar me 150 mijë lekë gjobë për përdorimin e dokumenteve të falsifikuara. Por plotësimi për së dyti për prokurorinë është i pavlefshëm pasi është bërë jashtë afateve që përcakton ligji.

Të njëjtën procedurë ka ndjekur edhe Adriatik Zotkaj në Poliçan që gjithashtu ka plotësuar dy formulare. Ai rezulton që të ketë qenë i dënuar disa herë për vepra të ndryshme penale, ndërsa ka fshehur një dënim të vitit 1985. Duke qenë vetëm 3 muaj larg zgjedhjeve Adriatik Llalla njoftoi se të gjithë kandidatët do të kalojnë në sitën e prokurorisë.

Sektori i Dekiminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme të paktën zyrtarisht po heton 5 deputetët: Artan Gaçi, Mhill Fufi, Aqif Rakipi, Gledion Rehovica, Omer Mamo si dhe kryetarin e bashkisë Pogradecit Eduart Kapri. Por burimet sqarojnë se në listën e zyrtarëve që prek nga dekmrinalizimi janë edhe disa të tjerë./ TV KLAN