Surprise Me!

Report TV - Prokuroria: T'u hiqet mandati 2 kryebashkiakëve Peçi e Zotkaj

2017-07-04 1 Dailymotion

Nuk deklaruan dënimet penale të formës së prerë në formularët e dekriminalizimit, prokuroria e përgjithshme i kërkon Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ti ndërpresë mandatin e kryebashkiakut Tërmet Peçit në Tepelenë dhe Adriatik Zotkaj në Poliçan nga radhët e PS.

Sipas njësisë së dekriminalizimit në prokurorinë e përgjithshme ?Subjekti Tërmet Peci rezulton se nuk e ka deklaruar këtë vendim gjyqësor të formës së prerë, edhe pse ka pasur detyrimin ligjor për ta pasqyruar në pyetjen 1 të formularit të vetëdeklarimit.

Ai i është përgjigjur me ?Jo?, pyetjes nëse ka qenë ndonjëherë i dënuar me vendim të formës së prerë nga një autoritet gjyqësor shqiptar apo i huaj.

Të njëjtën shkelje ligjore sipas prokurorisë ka bërë edhe Adriatik Zotkaj ?Subjekti, nga përgjigjet dhe verifikimet e kryera, rezulton se nuk ka deklaruar vendimin gjyqësor të formës së prerë dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë Skrapar nr. 20, datë 29.07.1985, edhe pse ka pasur detyrimin ligjor për ta pasqyruar në pyetjen 1 të formularit të vetëdeklarimit, njëjtë siç ka deklaruar dhe vendimet e tjera penale dhënë nga Gjykatat e Shkallës së Parë Skrapar, Korçë dhe Tiranë, sqaron prokuroria.

Buy Now on CodeCanyon