Elbasani është në përgatitjet e fundit për festimet e Ditës së Verës. Mes panaireve, koncerteve dhe aromës së ballokumeve dhe luleve që ftojnë këtë festë tradicionale, qytetarët i kanë mbyllur përgatitjet dhe përcjellin mirëseardhjen për të gjithë ata që natën e 13 dhe 14 marsin do ta kalojnë në Elbasan.

Me mijëra ballokume janë porositur, gatuar dhe tregtohen në çdo cep të qytetit duke mbajtur vendin e parë si ëmbëlsira tradicionale e Ditës së Verës.

Ndërkohë masivizimi i festës kërkon edhe masa nga policia si për qarkullimin ashtu edhe për mbarëvajtjen e festimeve.

Për shkak se disa rrugë janë në rikonstruksion, policia rrugore kërkon evitimin e përdorimit të automjeteve nga ana e qytetarëve përgjatë rrugëve kryesore me qëllim lëvizjen normale të qytetarëve.

Për të përballuar me sukses festimin sa më normal të Ditës së Verës, në ndihmë të shërbimeve të Policisë Elbasan, do te vihen ne dispozicion dhe forca nga Policia e Tiranës dhe FNSH-ja.