Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ambasador i Austrisë Johann Sattler e ka konsideruar të drejtë qytetare protestën e Partisë Demokratike por theksoi se ajo ka shumë punë për të bërë në parlament duke e vendosur theksin te reforma në drejtësi.

Nga Korça ai komentoi edhe takimin e ambasadorëve të BE me kryetarin e PD, Lulzim Basha duke u shoprehur se në fokus ka qenë situata politike.

Sattler: Nuk ka qenë thjesht një drekë por ka pasur edhe diskutim për situatën politike aktuale. Dreka e sotme është diçka pozitive dhe unë mendoj se çdo gjë që i bën njerëzit së bashku është diçka pozitive dhe në këtë sens unë them që ishte një hap pozitiv. Çdo lider dhe qytetar ka të drejtën e protestës dhe shprehjes së zemëratës së tyre por gjithashtu ata kanë pritshmëri dhe shumë gjëra për të bërë në parlament kur të rikthehen duke theksuar reformën në drejtësi.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ambasadori-austriak-flet-per-dreken-me-bashen/