Edhe pse një ditë më parë u deklaruan nga kryeministri Edi Rama se do të jenë ministrat e rinj , katërshja Xhafaj, Manastirliu, Xhaçka dhe Shalsi nuk do të ulen në kolltukun ministror edhe për të paktën një javë tjetër.
Urdhrat e emërim-shkarkimeve, edhe pse të bëra tashme publike nuk kanë dalë ende nga zyra e kryeministrit me firmën e Ramës për të shkuar drejt godinës në anën tjetër të bulevardit, zyrën e Presidentit të Republikës.
Gjë që as sot nuk bëhej dot, si ditë feste zyrtare dhe me shumë gjase do të bëhet nesër. Por, edhe nëse dërgohen nesër nga qeveria drejt Presidencës, emërim-shkarkimet e ministrave ,duhet të presin të paktën një jave për të marrë edhe dekretin e Presidentit Bujar Nishani.
Dhe pas kësaj është në dorë të Kuvendit, që t?i shqyrtoje dekretet e Presidentit brenda 10 ditëve nga hedhja e firmës se tij.
Burime nga zyra e Presidentit të Republikës, pohuan për Tv Klan se të katër kandidaturat e ministrave të rinj do t?i nënshtrohen një procesi verifikimi të figurës dhe personalitetit të secilit.
Verifikim që do të kryhet nga institucionet e inteligjencës. Vetëm pasi të ketë marrë informacionin përkatës për secilin kandidat, Presidenti i Republikës do te vendose nese do t?i dekretoje apo jo si ministra.
Në CV-te e tyre apo në formularët e dekriminializimit, asnjë prej katër kandidateve të përzgjedhur si ministra të ardhshëm nuk kanë shënuar të kenë patur probleme me drejtësinë shqiptare apo të huaj.
Por verifikimi nga ana e presidentit konsiderohet tepër e nevojshme për secilin anëtar të qeverisë, dhe qe është brenda tagrit të Presidentit të Republikës për ta bërë./ TV KLAN