FIER-Qendra e qytetit të Fierit këtë 14 mars është zbukuruar me shtatoren e legjendës së futbollit, Kujtim Majaci.

Ai është përkujtuar këtë të martë në 55-vjetorin e tij të lindjes.

Familjarë, miq, përfaqësues të pushtetit vendor, politikanë e te afërm të familjes Majaci kanë marrë pjesë në ceremoninë e organizuar me këtë rast.

Pranë bustit të legjendës Majaci janë vendosur kurora lulesh dhe janë mbajtur fjalime rasti në nder të figurës së tij.