Surprise Me!

Report TV - Zjarr në Biblotekën Kombëtare pamjet sesi digjen librat e vjetër

2017-07-04 0 Dailymotion

TIRANË- Një zjarr ka përfshirë ditën e sotme katin e nëndheshëm të Bibliotekës Kombëtare si pasojë e të cilit janë djegur disa dokumente të vjetra.

Mësohet se kanë mbetur të lënduar dy zjarrfikës dhe një punonjës në bibliotekë i identifikuar si Arjan Ceci, të cilët janë asfiksuar nga tymi por fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Zjarri ka rënë në fondin e Bibliotekës ku ndodhen Antikuarët dhe librat e vjetër. Siç raportohet nga vendngjarja shumë dokumente të vjetra janë përfshirë nga flakët por nuk dihet saktësisht sasia.Shqiptarja.com sjell pamjet sesi shkrumbohen dokumente e libra të vjetër.

Paraprakisht dyshohet shkak ka qenë një shkëndijë elektrike.

Mësohet se forcat zjarrfikëse kanë hyrë nga dritarja dhe pasi kanë lokalizuar vatrën e zjarrit kanë bërë të mundur shurjen e flakëve. Ndërhyrja e tyre ka qenë paksa e vështirë për shkak të frikës se uji mund të dëmtonte librat e tjerë që ndodhen në katin e nëndheshëm të bibliotekës.

Buy Now on CodeCanyon