Surprise Me!

Lu: Mbështesim Xhafajn nëse lufton krimin e drogën

2017-07-04 0 Dailymotion

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Tiranë Donald Lu është shprehur se pret që ministri i ri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, i emëruar pak ditë më parë, ?të luftojë në mënyrë aktive krimin e organizuar dhe të veprojë në mënyrë të paanshme teksa vendi përgatitet për zgjedhjet?.

I pyetur nga Zëri i Amerikës, për lëvizjet në qeveri dhe kryesisht për ndryshimin e kreut të Ministrisë së Brendshme ambasadori amerikan theksoi se ?që lufta kundër krimit të organizuar dhe narkotikëve në Shqipëri të ketë sukses, ka nevojë për energji të reja.

Nëse zoti Xhafaj punon në mënyrë agresive kundër narkotikëve dhe krimit të organizuar, ai do të ketë mbështetjen tonë të plotë?, thekson ambasadori Lu duke vënë në dukje bashkëpunimin e mëparshëm më zotin Xhafaj, kryesisht në procesin e reformës në Drejtësi.

?Ne kemi punuar ngushtë me zotin Xhafaj si kreu i komisionit të ligjeve të kuvendit dhe për reformën në drejtësi?, përfundon deklarata e ambasadorit amerikan për Zërin e Amerikës.

Katër ministrat e rinj pritet të dekretohen nga presidenti i republikës, Bujar Nishani, i cili do të vendosë pas një procesi verifikimi te pastërtisë së figurës.

Tv Klan

Buy Now on CodeCanyon