Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Procesi i Vettingut ka mbetur në vend. Pas vendimit të Kuvendit, më datën 6 mars, ku kërkonte që Avokati i Popullit të rihapte procesin e aplikimeve për shprehje të interesin për komisionet e Vettingut, kjo nuk ka ndodhur.
Shkak për këtë është bërë vonesa e dërgimit të dosjeve nga Kuvendi tek institucioni i Avokatit të Popullit.
Marrja e dosjeve të aplikantëve nga avokati i popullit sapo ka përfunduar dhe që procesi të vijojë më tej, një grup ekspertësh nga institucioni i Avokatit të Popullit dhe nga Kuvendi duhet fillimisht të vlerësojnë secilën dosje për dokumentacionin dhe letrën shoqëruese të tyre.
Kjo procedurë mund të vonohet disi duke parë që janë për t?u kontrolluar të gjitha dosjet e dorëzuara, të cilat janë 193.
Pas përfundimit të vlerësimit të dosjeve nga këto grupe punësh, pritet që avokati i popullit të marrë një vendim për hapjen sërish të aplikimeve për qytetarë të tjerë që do të shprehin interesin për të qenë pjesë e një prej organeve të vettingut, në reformën e re të drejtësisë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ngec-vettingu-avokati-i-popullit-merr-dosjet-e-aplikimeve/