Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Është hapur qendra e parë e shërbimeve ?one-stop-shop? e Ujësjellësit të Tiranës.
Bashkia e kryeqytetit thotë se ky investim ka për qëllim ofrimin e një shërbimi dinjitoz për qytetarët me qëllim shmangien e burokracive dhe mënyrave të ndërlikuara për problemet që lidhen me dokumentacionin, verifikimet apo furnizimin me ujë.
Kjo qendër është hapur në njësinë bashkiake numër 2 dhe synon të shtrihet në të gjithë qytetin.
Kryebashkiaku Veliaj dhe Drejtori i Përgjithshëm i UKT-së Molla u shprehën entuziastë për projektin e ri.
Veliaj: ?Është një risi fantastike sepse e afron shërbimin e Ujësjellësit tek qytetarët. Jemi ndoshta i vetmi popull që futemi në radhë dhe shtyhemi që t?i paguajmë shtetit atë që i detyrohemi dhe më në fund sot i kthejmë dinjitetin këtij shërbimi, kemi një shërbim shumë dinjitoz, shumë i ngjashëm me një bankë apo kompani celulare?.
Pasi i falenderoi qytetarët për lidhjen e kontratave të reja, Veliaj dhe Drejtori i UKT-së garantuan rritjen e mëtejshme të investimeve në përmirësim të furnizimit me ujë të pijshëm.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/perurohet-qendra-e-pare-e-sherbimeve-one-stop-shop-e-ujesjellesit/