Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

?50 fjalime që ndryshuan botën?- Nga profetët, politikanët, prijësit, burrat e shtetit dhe presidentët e SHBA?.fjalët e zgjedhura dhe vendimet e marrë për të tjetërsuar vendin- është subjekti i këtij botimi prezantuar në Fakultetin e Histori-Filologjisë. Nën kujdesin e botuesit Pirro Mishës, dhe përkthimin e Daut Gumentit, botimi iu duhet të gjithëve?; qytetarëve kuriozë, studiueseve për të thelluar njohurit e tyre dhe padyshim studentëve të historisë.
Prof. Valentina Duka: Fjalime të cilat kanë ndikuar në zhvillimin pozitiv të botës, pse jo dhe në zhvillimin mbrapa në regresionin e saj.
Botuesi Pirro Misha tha se në disa raste, disa nga fjalimet mbresëlënëse mund të kenë ndikuar edhe negativisht në vendin, epokën apo njerëzimit.
Misha: Ky libër fillon me dy profetë dhe mbaron me Barack Obamën. Pas dy tre vjetësh mund të ketë ndryshim. Është një libër reference.
Daut Gumeni: Nuk është keq që këtë libër ta keni në shtëpi sepse janë në 50 epoka të ndryshme, të pasqyruara mjeshtërisht në 50 fjalime të ndryshme.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/kultura/50-fjalimet-qe-ndryshuan-boten-libri-i-personaliteteve-te-2000-viteve-te-fundit/