Surprise Me!

Report TV - Grabitësit e blindave me para u zbuluan nga kamerat e sigurisë

2017-07-04 0 Dailymotion

Prokuroria e Krimeve të Rënda depozitoi në Gjykatën kërkesën për caktimin e masës së sigurisë arrest me burg për Aleksandër Muratajn e Dritan Sinanin, të dyshuar si pjesëtarë të grupit të zjarrit në grabitjet e Qafë Kashar-Rinas në vitin 2015 dhe 2017.

Por si arritën hetuesit në gjurmët e tyre?

Burime për Report Tv bënë me dije se analizimi i tabulateve telefonike dhe pamjeve filmike të banesës së Admir Murtajt, vëllai të Aleksandrit kanë bërë të mundur identifikimin e dy të arrestuarve të fundit.

Sipas hetuesve grupi mbidhej për të diskutuar grabitjet në Prezë në banesën e Admir Muratajt që është dhe vëllai i Aleksandër Muratajt.

Këto pamje filmike janë përdorur si provë dhe pritet që të premten Gjykata e Krimeve të Rënda t'i komunikojë atyre zyrtarisht akuzën.

Ndërkohë, Report Tv ka siguruar edhe foton e Aleksandër Muratajt, vëllait të kreut të grupit të grabitësve Admir Murataj.

Buy Now on CodeCanyon