Surprise Me!

“SHBA dhe BE mbështetje të madhe për luftën e kanabisit”

2017-07-04 0 Dailymotion

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës i ka konsideruar si majft të dëmshme për ekonominë dhe barazinë mes bizneseve paratë që vijnë nga kanabisi dhe krimi i organizuar.

Donald Lu ka shfrytëzuar një takim me anëtarët e Dhomës Amerikane të Tregtisë për të dhënë disa mesazhe të qarta: SHBA dhe BE, tha ai, do të japin mbështetje të madhe këtë vit në luftën kundër krimit dhe kanabis.

Ndryshimet në qeveri nuk përbëjnë problem për zyrtarin e SHBA-ve, për të e rëndësishme është vazhdimi i reformave dhe zhvillimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Dhe Reforma në Drejtësi është për të kyçi që do të sjellë një vit të shkëlqyer për Shqipërinë. Madje në fund, ai ironizoi edhe ata të cilët e kosniderojnë atë si tepër optimist, duke shprehur bindje se reforma do të zbatohet.

Deklaratat e përfaqësuesit amerikan më të lartë në Shqipëri u bënë gjatë prezantimit të indeksit të klimës së biznesit, që publikon çdo vit Dhoma Amerikane e Tregtisë. 2016 -ta është viti që ka shënuar kulmin në rritjen e besimit të sipërmarrësve amerikanë në Shqipëri.

Tv Klan

Buy Now on CodeCanyon