Flamuri kombëtar në Gjirokastër nuk është në shtyllën që është ndërtuar për të, por ai ka përfunduar i leckosur në një pishë aty pranë.<br /> <br />Kjo situatë është prej kohësh, por nuk i ka bërë askujt përshtypje. Bashkia e Gjirokastrës që është edhe përgjegjësja për të ruajtur objektet shtetërore nuk ka reaguar përballë një skandali të tillë. Ndërkohë që para 3 vitesh në qendër të Gjirokastrës është vendosur një shtyllë rreth 30 metra e lartë e cila do të shërbente për vendosjen e flamurit kombëtar, ndërsa sot kjo shtyllë është bërë objekt i turistëve të huaj për të treguar se si përdhoset simboli i shtetit brenda territorit të vet.