Surprise Me!

Report TV - Rama: Shkodra me Voltanën në gjumë të thellë si Tirana me Lulin

2017-07-04 0 Dailymotion

Kryeministri Edi Rama fshikulloi sërish nga Shkodra kryebashkiaken demokrate Voltana Ademi.

Gjatë shpërndarjes së lejeve të legalizimit në kryeqendrën e veriut, Rama tha se Bashkia e Shkodrës mban rekord shembullor për gjumë dhe moskokëçarje.

Sipas Ramës, atë që pësoi Tirana me Lulzim Bashën kryebashkiak deri në 2015-ën, e mori dhe Shkodra në zgjedhjet vendore të 21 qershorit 2015.

"Bashkia Shkodër record shembullor për gjumë dhe moskokëçarje, me vjen keq se atë që hëngri Tirana deri në 2015 po e ha Shkodra.

Gjumin nga Tirana e votuan në Shkodër dhe krevatin e Lulit e kthyen në krevatin e Voltanës", u shpreh Rama.

Nga Shkodra, shefi i mazhorancës iu përgjigj edhe kryetarit të Partisë Demokratike, për shtyrjen e zgjedhjeve parlamentare. Rama tha se zgjedhjet do të zhvillohen më 18 qershor.

"Një gjë është e sigurtë zgjedhjet do bëhen me 18 qershor. Për sa kohë ata që na votuan mendojnë se unë dhe ne duhet t'ju shërbejmë juve, nuk ka forcë që e ndryshon këtë vullnet", tha më tej Rama.

Buy Now on CodeCanyon