Surprise Me!

Dritan Sinani furnizoi me armë grabitësit e bankës

2017-07-04 86 Dailymotion

Dritan Sinani, një autoret e dy grabitjeve ne rrugën e Rinasit, i arrestuar tri ditë më parë, dyshohet se është një nga njerëzit që ka siguruar një pjesë të armëve të përdorura në grabitjen e Rinasit me 9 shkurt të këtij viti.

Po ashtu, sipas policisë së Tiranës, ai dyshohet se ka përgatitur shpërthimin e burgut të Trikallës në Greqi, në mars të vitit 2013, duke furnizuar me arme te burgosurit shqiptare qe drejtoheshin nga Ilir Kupa.

Pjesë e këtij grupi ishin edhe Klement Çala e Admir Murataj që konsiderohet si kreu i grupit që organizoi dy grabitjet e 7 milion eurove në dhjetor 2015 dhe shkurt 2017 në rrugën Qafe Kashar ? Rinas.

Ndërsa Ilir Kupa e disa të arratisur të tjerë nga burgu i Trikallës u benë pjesë e grupit të Babagjyshëve, përgjegjës për dhjetëra grabitje te armatosura te dyqaneve te floririt, një prej të cilave përfundoi me vrasje, në Dibër te Madhe të Maqedonisë.

Në nëntor të vitit 2015, Sinani u kap me një sasi droge Kanabis Sativa nga policia, ndërsa lënda narkotike dyshohet se synohej të trafikohej në Greqi me autobus.

43-vjeçari, kishte hyrë në lidhje fillimisht me Admir Muratajn, pasi gjatë kohës që udhëtonte në Greqi si shofer i një linje autobusësh, i dërgonte porosi të ndryshme Muratajt nga familja e tij qe gjendej në Shqipëri.

Ai i kishte ruajtur marrëdhëniet me Admir Muratajn dhe një pjesë të personave me të cilët me 9 shkurt sulmoi blindin e një banke të nivelit të dytë duke marre 3.2 milion euro.

43-vjeçari Sinani, u arrestua nga policia të martën në mbrëmje bashkë me Aleksandër Muratajn. Deri më tani numri i anëtareve të arrestuar te këtij grupi ka arritur ne 9. /Tv Klan

Buy Now on CodeCanyon