Kryeministri Edi Rama akuzon Partinë Demokratike se kërkon të rikthejë '97-ën në Shqipëri.

Shefi i qeverisë teksat shpërndante lejet e legalizimit në Shkodër, theksoi në çadrën e protestës para Kryeministrisë ndodhen njëjtët protagonistë që shkaktuan luftën civile të 97-s.

Sipas kreut të qeverisë, vizioni i demokratëve është ta çmontojnë shtetin dhe ta bëjnë çadër.

"Ju e dini që nuk është se e morëm shtetin, shtet, e morëm shtetin çadër. E tani ata janë futur aty që ta bëjnë çadër prapë.

E janë po ata që (se jemi në mars të 2017) ? aty brenda keni po ata që në mars të 1997, e kujtoni mirë se çfarë i bënë shtetit. Se ata vetëm atë dinë të bëjnë. Po se patën ta kërkojnë duke i vënë zjarrin, po e morën ta çmontojnë pa i qarë hallin", u shpreh Rama.

Ai tha se PD e la qeverinë me një mal me borxhe në 2013-ën, duke rrezikuar edhe ekzistencën e shtetit për shkak të debive.

"Na lanë borxhe pafund, 720 mln USD borxh për punë, shërbime, ilaçe që i kishin nisur pa i pasur lekët. Po të mos i shlyenim ato borxhe, shteti dhe ajo çadër që na lanë, do ishte shembur", tha Rama.

Kreu i qeverisë foli edhe për projektet në qarkun e Shkodrës. Rama tha se do ndërtohet segmenti Shkodër-Velipojë si dhe rruga turistike e Thethit. Gjithashtu, Rama cilësoi arritje të qeverisë së tij, shpërndarjen e 116 mijë legalizimeve në 3 vite e gjysmë qeverisje.

"Kemi dy projekte tani që po punojmë, kemi rrugën Shkodër-Velipojë, që do e bëjmë më në fund. Ua premtoi tjetër kush, por ne do ta bëjmë. Do të jetë një rrugë turistike, siç e meriton kjo zonë, dhe rrugën e Thethit, të dyja bashkë.