Vetëm zemra e një nëne e di se sa dhemb kur shikon fëmijën e vet të pa mundur për të jetuar qetësisht dhe me shëndet.

Edhe dhimbja e Hanke Pirrës nga Paskuqani është tejet e madhe. Duke shtuar edhe varfërine ekstreme që është ulur këmbëkryq në të e bën dhimbjen e fëmijës edhe më të mundimshme.

Djali i hankes, Perlati, është 30 vjeç. Ai është para dhe tetraplegjik si edhe i verbër. Përgjatë gjithë jetës së tij ai ka jetuar në këto kushte.

Hanke shprehet se lekët që merr si pagesë për invaliditetin e të dy djemve të saj nuk dalin as për medikamente.

Vonesat që bashkia Kamëz bën në shpërndarjen e pagesës së invaliditetit shkakton shumë probleme në familjen Pirra, ku Perlati nuk është i vetmi i sëmurë.

Një mënyrë tjetër e të shtimit të të ardhurave në familje ka qenë edhe dhënia e gjakut që zonja e shtëpisë ka bërë.