Surprise Me!

Report TV - Burrel fshati Bushkash pa rrugë banorët: Bojkotojmë zgjedhjet

2017-07-04 2 Dailymotion

Rruga e shkatërruar në fshatit Bushkash në Ulëz ka irrituar banorët e zonës, ata shprehen se rruga që lidh fshatrat e tyre është vetëm 2 km larg nga rruga nacionale, por prej më shumë se 5 vitesh askush nuk ka vënë dorë për ta riparuar atë.

Banorët thonë se do të ngrihen në protesta nëse problemi nuk merr zgjidhje. Sipas tyre, do të bllokojnë rrugën nacionale Burrel ? Tiranë.

Por një tjetër ultimatum i banorëve është edhe mospjesmarrja në zgjedhjet e 18 qershorit.

Ata paralajmërojnë që jo vetëm nuk do të shkojnë në votime, por nuk do të lejojnë as që të hapen qendra e votimit. Një problem i madh mbetet edhe furnizimi me ujë të pijshëm që këta banor e vuajnë prej kohësh

Ndërkohë që në bashkinë e Burrelit thonë se kanë në planë për ta riparuar si rrugë, por për momentin mjetet e tyre të punës janë të zëna në fshtra të tjerë.

Sa i përket çështjes së bojkotit të votimeve nga ana e banorëve, ky fakt nuk i shqetëson shumë drejtuesit e bashkisë.

Buy Now on CodeCanyon