Surprise Me!

Vdes në spital i plagosuri i një dite më parë në Bathore, policia zbardh ngjarjen

2017-07-04 14 Dailymotion

Zbardhet ngjarja në Bathore, sherri mes adoleshentëve përfundoi në vrasje. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se konflikti ka nisur në këto rrethana:

Shtetasit K.P dhe L.C, janë konfliktuar midis tyre për motive të dobëta. Në këtë konflikt janë përfshirë edhe shtetasit Aleksander Barlika, Altin Barlika (dajat e shtetasit K. P.) dhe Rasim C. (babai i L.C), të cilët janë konfliktuar fillimisht me mjete të forta me njëri-tjetrin.

Konflikt i cili më pas është përshkallëzuar në përdorim të armëve të zjarrit e më saktësisht, shtetasit Aleksandër Barlika (Bajrami) dhe Altin Barlika (vëllezër ndërmjet tyre) të shoqëruar dhe nga nipi i tyre K.P, kanë nxjerrë një armë tip pistoletë dhe kanë tentuar të qëllojnë ndaj shtetasve L.C, D.C dhe Rasim C.

Në këtë kohë duke përfituar nga gjendja e rremujës së krijuar, shtetasi L.C, ka marrë një armë gjahu, tip çifte me të cilën ka qëlluar Aleksandër Barlikan i cili ka gjetur vdekjen si pasojë e plagëve të marra ndërsa Altin Barlikaka marrë dëmtime të lehta trupore.

Specialistët e Seksionit të Krimeve ndaj jetës kanë arrestuar:

1. Rasim C, 49 vjeç, banues në Tiranë.

2. L.C, 16 vjeç, banues në Tiranë.

3. Altin Barlika, 38 vjeç, banues në Tiranë.

4. K.P, 16 vjeç, banues në Tiranë.

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

Një armë zjarri tip pistoletë TT, me një krëhër dhe 8 fishekë dhe një armë gjahu e tipit çifte.

Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatë së Shkallës së parë Tiranë për veprat penale "Vrasja me dashje", "Vrasja me dashje e mbetur në tentativë në bashkëpunim", "Plagosja e lehtë me dashje", "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" dhe "Moskallëzimi i krimit"./tvklan.al

Buy Now on CodeCanyon