Kreu i opozitës Lulzim Basha ka reaguar nga çadra e PD pasi Presidenti Nishani ka dekretuar 4 ministrat e qeverisë Rama.

Zgjedhje pa opozitën dhe me Fatmir Xhafën minsitër të Brendshëm nuk do të ketë. Ka qenë kjo deklarata e Bashës i cili iu kundërpërgjigj kryeministrit Rama, që theksoi me bindje se nuk do të plotësohet kërkesa e PD për qeveri teknike dhe se me 18 qershor do të ketë zgjedhje edhe pa opozitën.

"Me një akt atdhetar dhe Kushtetues, Presidenti i Republikës bëri paralajmërimin më të qartë për çdo shqiptar të përgjegjshëm, për të gjitha partitë, duke qëndruar në lartësinë e tij Kushtetuese, por edhe duke i bërë thirrje Edi Ramës dhe Ilir Metës të tërheqin kandidaturën e hetuesit xhelat dhe të hapin dialogun politik me opozitën. Dialog i cili ka dhe do të ketë vetëm një teme. Qeveri teknike për zgjedhje të lira dhe të ndershme", tha Basha.

Kryedemokrati Basha është shprehur se ?presidenti me një akt atdhetar ka vepruar në lartësinë e tij kushtetuese?.