Ka nisur trajnimi i punonjësve të policisë rreth rolit që do të kenë në zgjedhje.

Në takimin hapës të këtij trajnimi kanë marrë pjesë Ambasadori i OSBE Bernard Borchardt, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Denar Biba si dhe drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako.

Ambasadori i OSBE ka shprehur besimin mbi paanshmërinë e Policisë ndërsa ka kërkuar nga ky institucion të ruajë standartet dhe të luftojë kanabisin.

"Kam besim në paanshmërinë e policisë së shtetit e profesionalizmin në punë. Policia të ruajë standardet dhe të luftojë kanabisin?, u shpreh ai.

Ndërsa kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Denar Biba i sheh zgjedhjet si një sfidë për Policinë e Shtetit. ?Procesi zgjedhor është sfidë për Policinë e Shtetit?, ka deklaruar ai.

Ndërsa Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako ka garantuar që institucioni që ai drejton do jetë garant i Kushtetutës dhe nuk do të jetë në asnjë rast e politizuar.

?Policia Shtetit nuk ka qenë, nuk është dhe nuk do të jetë në asnjë rast e politizuar, do jetë garante e Kushtetutës në mënyrë të padiskutueshme. Çdo punonjës policie do kryejë detyrën me përpikëri?, tha ai.