Lulzim Basha ashpërsoi tonet nga çadra e opozitës teksa paralajmëroi për kryeministrin Edi Rama të njëjtin fund si atë të diktatorit fashist italian Benito Mussolini. Ky qëndrim i Bashës vjen pas deklaratës së kreut të qeverisë se jo vetëm që nuk do të pranojë kushtin e demokratëve për qeveri teknike, por la të hapur edhe mundësinë që mazhoranca të shkojë në zgjedhje pa opozitën.

?Edi Rama, ta dish se jemi këtu për të të shpëtuar lëkurën që të mos përfundosh si Duçja. Edi Rama ti je i ikur. Se po të ishte puna për karshillëk, 18 Shkurti i dytë, të gjen në lanë dhe jo në zyrë. Zgjedhje pa garantuar votën e lirë të çdo qytetari shqiptar, ne nuk do të lejojmë. Ndaj, bëji derman vetes, na kurse edhe ne, gjithë këtë hare dhe gëzim, rritjen e rradhëve ditë për ditë, bëhu i zgjuar, jep dorëheqjen, hap rrugën për qeveri teknike dhe për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Se çfarë do të ndodhë, do ta caktojnë qytetarët.?

Një mesazh adresoi edhe për partnerët ndërkombëtarë dhe kreun e qeverisë pas qëndrimit të këtij të fundit se kriza që kërkon të imponojë opozita është artificiale.

?Le ta dinë miqtë tanë, se ky nuk është një projekt individual apo partiak, se nuk vjen e as nuk shkon me Lulzim Bashën apo me dikë tjetër. ky projekt ka një themel të patjetërsueshëm dhe kjo është shpresa dhe vendosmëria e rinisë për një jetë të re. Këtë e di fare mirë dhe Edi Rama, i cili dje në monolog pranoi se, Shqipëria është në anomali, sigurisht nuk i njohin vetes përgjegjësitë se janë në këtë anomali, që janë përgjegjësit e drogës, krimit në pushtet, korrupsionit galopant që ia kanë shkruajtur të zezë mbi të bardhë SHBA, me Departamentin e Shtetit në raportin vjetor, BE në raportin e Europolit.?

Këto deklarata Basha i bëri gjatë një bashkëbisedimi që pati me të rinjtë, të cilëve u premtoi se orën e parë të betimit të kabinetit të Republikës së Re, do të firmoset anulimi i Ligjit për Arsimin e Lartë.

Tv Klan