Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Të gjithë ata që kanë aplikuar për të qenë pjesë e komisioneve të Vettingut por nuk kishin plotësuar siç duhet dokumentacionin herën e parë, nga e hëna e 20 marsit, kanë mundësi të sjellin dokumentet e munguara.
Pas vendimit të kuvendit, Avokati i Popullit, Igli Totozani, shpalli thirrjen për të gjithë kandidatët që kanë mundësi potenciale për të plotësuar kriteret për të qenë pjesë e komisionit të vettingut.
Totozani: Ftoj të gjithë kandidatë aplikantë për institucionet e rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve që nuk kanë përmbushur kriteret formale për shkak të mungesës së dokumentacionit përkatës të plotësojnë dokumentet sipas ligjit.
Totozani bëri thirrje që dorëzimet të mos lihen për ditën e fundit, ndërsa kujtoi se atom und të bëhen në 3 forma.
Totozani: Rikujtojmë të gjithë kandidatët aplikantë se dorëzimi i dokumentacionit është i mundur të bëhet në një prej tre formave të mëposhtme; paraqitjes së kandidatëve pranë institucionit të Avokatit të Popullit brenda datës 27 mars 2017, plotësimin e dokumentacionit në rrugë postare, duhet të kryhet brenda afateve ligjore të aplikimit dhe duhet të vërtetohet me fletmandatin e lëshuar postar brenda datës 27 mars 2017, plotësim dokumentacioni përmes postës elektronike reforma në drejtësi avokati i popullit.gov.al
Procedura e plotësimit të dokumentacionit, iu rikthye avokatit të popullit për t?i dhënë edhe një mundësi të dytë aplikuesve që të jenë kandidatë në garë. 79 kandidatët e certifikuar edhe nga ONM, kanë mundësi për të qenë pjesë e komisioneve të Vettingut.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/institucionet-e-vetingut-kandidatet-kane-kohe-deri-me-27-mars/