Protestuesit e PD kanë dhunuar afer çadrës teknikun e Report Tv, Petro Plaku. Kanë qenë një grup protestuesish të opozitës të cilët kanë ushtruar dhunë ndaj tij, pas një sherri të ndodhur pranë tendës.

Tekniku i Report Tv, Petro Plaku bashkë me ekipin e transmetimit të Report Tv, ndodhen të instaluar në Bulevard që prej ditës së parë të protestës të opozitës përpara Kryeministrisë.

Burime nga policia bëjnë me dije se po hetojnë për shkakun e përplasjes.

Petro Plaku rrëfen dhunën
Tekniku i Report Tv, Petro Plaku, theksoi se është qëlluar papritur nga disa persona, militantë të PD-së, gjatë kohës që po ushtronte detyrën pranë protestës së opozitës.