Një organizatë kriminale e cila transportonte sasi të konsiderueshme narkotikësh në aksin Shqipëri-Itali ?Gjermani është asgjësuar në orët e para të të martës në Firence të Italisë.

Sipas mediave janë ekzekutuar rreh 11 urdhërarreste.

Të përditshmet raportojnë se organizata kriminale trafikonte kryesisht marijuanë dhe kokainë nga Shqipëria drejt vendit fqinj dhe më tej në Gjermani.

Të arrestuarit akuzohen për pjesëmarrje në organizatë kriminale, me qëllim blerjen, rafinimin, tregtimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Urdhër arrestet janë ekzekutuar në Itali, Shqipëri dhe Gjermani. Gjatë hetimeve janë arrestuar 2 persona në flagrancë dhe janë sekuestruar rreth 3 kg kokainë dhe 19 kg marijuanë.