Zerif Alliu është viktimë e përplasjes mes grupeve kriminale të trafikut të drogës dhe një detyrimi prej 12 mijë euro ndaj David Myrtes, personit që dikur bënin trafik droge bashkë.<br /> <br />Është ky konkluzioni i hetimeve paraprake të arritur nga prokuroria e Korçës dhe policia e shtetit e cila ka arrestuar po ashtu Mendar Burnazin të njohurin e Alliut pasi sipas hetimeve Burnazi ka dhënë deklarime të rreme para oficerëve të policisë.<br /> <br />I dëmtuar në këtë ngjarje ka mbetur dhe Daniel Tole i cili ka njohur para hetuesve si person që ka qenë i pranishëm ne fshatin Bracajn në afërsi të një kapanoni ku ata janë sulmuar dhe David Myrten.
